Bajern Munih e ka nisur mbarë sezonin 2018-2019 në Bundesiligë, duke i fituar dy ndeshjet e para dhe kryeson renditjen me 6 pikë të plota.
“Bavarezët” fituan në javën e dytë 3:0 ndaj Shtutgartit nw transfertw, duke konfirmuar se po kalojnë një moment të mirë dhe një nga protagonistët e suksesit është francezi Frank Riberi.
Ai nuk realizoi në këtë sfidë, por mesfushori 35-vjeçar, vendosi një rekord të veçantë. Riberi u bë futbollisti i parë në historinë e Bundesligës që arrin të fitojë 184 ndeshje në 250 takime të luajtura në këtë kampionat, pasi askush më parë nuk e kishte realizuar këtë gjë.
Francezi ka mbërritur te skuadra “bavareze” në vitin 2007 dhe në 250 takime të luajtura ka realizuar 80 gola.