Sot në kuadër të Ligës së Dytë – Lindje në program janë vetëm tre ndeshje, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Borecit që shihet si një ndër skuadrat pretendente për të siguruar një vend në elitën e futbollit vendor, sot do të jetë mysafir i Partizan Obrshanit. Trajneri Gorazd Mihajllov edhe në këtë ndeshje pritet që në formacionin e parë të inkuadrojë dyshen shqiptare, Mustafa dhe Kallaba, të cilët në dy xhirot e para luajtën gjatë tërë 90-të minutave.
Detonit Junior do të mirëpret Plaçkovicën, ndërsa në Kavadar zhvillohet derbi i anës së Tikveshit, midis vendasve të Tikvesh dhe Vardar Negotinës.
Këto ndeshje çdo herë kanë dhuruar spektakël në tribuna, ashtu që edhe sot pritet një atmosferë e bukur, ku shpresojmë të ketë gola.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Bregallnica mundi ekipine Kit Go në Pehçevë, teksa Sasa dhe Kozhuvi i Emir Skenderit i ndanë pikët, duke luajtur baraz 1:1.
LDFM – Lindje, Java III |
||
Detonit Junior | 16:15h | Plaçkovica |
Partizan Obrshani | 16:15h | Boreci |
Tikveshi | 16:15h | Vardar Negotino |
E shtunë | ||
Kit Go | 1:2 | Bregallnica |
Sasa | 1:1 |
Kozhuvi |