Shkëndija e kompletuar dhe me vetëbesim udhëton për në Shkup

Për dallim nga FC Shkupi dhe trajneri i tyre Hajati Sojdashi, që nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit kryesor Bazhe Ilijoski, trajneri Qatip Osmani nuk ka probleme të tilla, ashtu që për në Shkup udhëton me formacionin më të mirë, njofton “infOSport.mk”.

I vetmi që është jashtë kombinimit, është sulmuesi Marjan Radeski, i cili pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër TNS, do të duhet të pauzojë një kohë më të gjatë.

Trajnerin Osmani e gëzon fakti se në ndeshjen e fundit kampionale më në fund shpërtheu edhe Izair Emini, i cili bashkë me Besart Ibraimin, pritet të jenë rreziku më i madh për portën e Suat Zendelit.

Ndeshja FC Shkupi – Shkëndija starton në ora 16:15.

Leave a Reply