Barcelona e ka nisur sezonin siç pritej, me dy fitore në dy ndeshje, duke përfshirë këtu edhe takimin e parë të La Liga-s, të fituar 3:0 kundër Alaves, që e ka çuar në 37 numrin e ndeshjeve të kampionatit radhazi pa pësuar humbje në shtëpi.
Kampionët në fuqi kanë patur nevojë për ndërhyrjen e VAR për të siguruar tri pikët në ndeshjen e luajtur kundër Valjadolidit javën e kaluar në transfertë, me teknologjinë që i ka mohuar golin e barazimit ekipit kundrshtarë në minutat e fundit të takimit.
Ndërkohë, pavarësisht dy ndeshjeve të vështira në sezonin e parë të La Liga-s, Huesca është paraqitur mirë, duke mundur 2:1 Eibarin në transfertë dhe duke siguruar një barazim 2:2 në fushën e Bilbao-s, që ka shpërdoruar një avantazh 2:0. Gjërat nuk do të bëhen më të lehta për miqtë, të cilët do të luajnë ndeshjen e tretë radhazi në transfertë.
Gjithsesi, nëse debutuesit fitojnë në “Camp Nou”, do të jetë hera e parë që ata do të jenë të pamposhtur në tri ndeshjet e para të sezonit që nga 2009-a. Këto dy skuadra janë ndeshur vetëm dy herë në të kaluarën, me Barcelona-n që ka fituar me rezultatin e përgjithshëm 12:1 përballjen e dyfishtë të zhvilluar në Kupën e Mbretit të 2014-ës.
STATISTIKA
– Katër nga pesë ndeshjet e fundit të Barcelona-s kanë sjellë mbi 1.5 kartonë të verdhë në pjesën e parë.
– Barcelona ka shënuar mbi 1.5 gola për ndeshje në nëntë nga 12 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi.
– Gjashtë ndeshjet e fundit që Huesca ka luajtur në transfertë kanë sjellë 24 gola në total, katër për ndeshje.
– Huesca ka shënuar në të dy pjesët e lojës në një nga 15 ndeshjet e fundit që ka luajtur në kampionat.