Trajneri i ri i FC Shkupit, Hajati Sojdash flet para derbit me Shkëndijën

FC Shkupi gjatë ditës së sotme do të zhvillojë ndeshjen e javës së katërt kundër Shkëndijës, ndeshje kjo e fundit me të cilën do të kompletohet kjo xhiro, pas 4 ndeshjeve të tjera të zhvilluara gjatë ditës së shtunë, njofton “infOSport.mk”.

Përballjet midis Shkupit dhe Shkëndijës gjithmonë kanë zgjuar interes, ndërsa ashtu pritet të jetë edhe në përballjen e sotme. Shkëndija pas eliminimit nga ndeshjet e “play-off” të Liga Europa, tashmë gjithë vëmendjen do ta përqëndrojë në kampionat, aty ku FC Shkupi me trajnerin e ri turk, Hajati Sojdashi do të kërkojë fitoren e parë në sezonin e ri.

“Tani kam firmosur me skuadrën e FC Shkupit dhe jam duke u munduar që të njoftojë futbollistët. Këto ndeshje derbi mbeten gjatë kohë në memorjen tonë. Besoj se do të jemi ekip i mirë, ndërsa njëkohësisht të them se kemi edhe nevojë për përkrahje dhe atmosferë pozitive nga publiku. Shansi i parë për ne është përballja me Shkëndijën, ku shpresojmë të shënojmë një rezultat pozitiv, ” tha Hajati Sojdash.

Ndeshja FC Shkupi – Shkëndija do të zhvillohet në stadiumin e Çairit me fillim në ora 16:15, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri strugan Jovan Kaçevski.

Leave a Reply