Kit Go-Bregallnica, vendimtare përvoja e mysafirëve

Bregallnica ka zbritur shumë shpejtë me këmbë në tokë skuadrën mjaft ambicioze të Kit Go nga Pehçeva, duke mundur këtë të fundit në transfertë me rezultatin 1:2, njofton “infOSport.mk”. Edhe përkundër dëshirës së madhe të futbollistëve vendas për të vazhduar serinë e fitoreve, në fund vendosi përvoja e skuadrës nga Shtipi që në këtë mënyrë vazhdoi ecurinë pozitive në Ligën e Dytë – Lindje, duke regjistruar edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje.

Kristijan Velinovski paralajmëroi fitoren e Bregallnicës me golin e realizuar në minutën e 49-të, ndërsa atë e konfirmoi sulmuesi veteran, Riste Naumov në minutën e 76-të.

Golin e vetëm për ekipin e Kit Go e realizoi Martin Stojanov, heroi i ndeshjes së Kupës, kur falë “dopietës” së tij skuadra nga Pehçeva kishte eliminuar favoritin e madh, FC Shkupin.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Makedonska Kamenicë, Sasa dhe Kozhuvi barazuan 1:1. Tre ndeshjet tjera të javës së tretë në Ligën e Dytë – Lindje do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme, kur në program është komplet edhe java e tretë në Ligën e Dytë – Perëndim.

Leave a Reply