Renova ka nxjerrë vetëm një barazim në përballjen ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në ndeshjen e javës së katërt të zhvilluar në Tetovë, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse “gjipspunuesit” ishin kundërshtarë më i mirë në terren për gjatë 90-të minutave, në fund duheshe të pajtohet vetëm me një pikë.
Renova e pafat, Alban Sulejmani qëllon traverzën
Renova e pafat, Alban Sulejmani qëllon traverzën
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 1 септември 2018 г.
Alban Sulejmani kishte kanosjen më të rrezikshme në minutën e 9-të, ndërsa golin e epërsisë për Renovën e realizoi kapiteni Fisnik Nuhiu në minutën e 30-të.
Vetëm dy minuta më pas rezultati mund të ishte edhe 2:0 në favor të vendasve, mirëpo bomba e Argjent Gafurit nga mbi 30 metra përfundoi vetëm në traverzë.
Renova avanson ndaj Makedonija Gj.P
Renova avanson ndaj Makedonija Gj.P., mirëpo për shkaqe teknike nuk arritëm të regjistrojmë golin, ndërsa ju mund të ndiqni këtë bombë të Argjent Gafurit që përfundon në traverzëRENOVA – MAKEDONIJA GJ.P 1:0(F. Nuhiu 31')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 1 септември 2018 г.
Momenti më i bukur i ndeshjes ndodhi në minutën e 35-të, kur Robson da Silva nga gjuatja e lirë shënoi një super gol për barazim të rezultatit në 1:1.
Super gol i brazilianit Robson da Silva
Super gol i brazilianit Robson da Silva! Makedonija Gj.P barazon ndaj RenovësRENOVA – MAKEDONIJA GJ.P 1:1(R. da Silva 36')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 1 септември 2018 г.
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, që në fund doli të jetë edhe përfundimtarë, edhe përkundër tentativave të shumta të futbollistëve vendas, të cilët fitoren e parë si vendas në sezonin e ri duhet kërkuar në ndeshjet e rradhës.
Renova me 4 pikë nga 4 ndeshje renditet në pozitën e 7-të, ndërkohë Makedonija Gj.P me vetëm dy pikë ndodhet në pozitën e parafundit.