Janë mbyllur 45 minutat e para në dy nga tre ndeshjet elitare që po zhvillohen në këto momente, njofton “infOSport.mk”. Pjesa e parë nga ndeshja në Strumicë midis Bellasicës dhe Vardarit u mbyll me rezultatin e fillimit 0:0, ndërsa ndeshja në Kratovë midis Sileksit dhe Pobedës nisi me vonesë. Pas 30 minutave lojë edhe këtu rrjetat po pushojnë.
Ndeshja e vetme në të cilën u shënuan gola, ishte ajo në Tetovë, ku mejdanin po ndajnë Renova dhe Makedonija Gj.P.
Renova e pafat, Alban Sulejmani qëllon traverzën
Renova e pafat, Alban Sulejmani qëllon traverzën
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 1 септември 2018 г.
Që të dyja skuadrat shënuan nga një gol, edhe pse vendasit ishin dominues në këtë pjesë të parë. Ata përveç golit të shënuar nga kapiteni Fisnik Nuhiu, në dy raste qëlluan traverzën. Fillimisht me anë të Alban Sulejmanit që në minutën e 9-të, kur rezultati ishte 0:0, dhe më pas në minutën e 32-të, vetëm pak momente pas golit të Nuhiut, kur bomba e Argjent Gafurit nga më larg se 30 metra sërish u ndal në traverzë.
Renova avanson ndaj Makedonija Gj.P
Renova avanson ndaj Makedonija Gj.P., mirëpo për shkaqe teknike nuk arritëm të regjistrojmë golin, ndërsa ju mund të ndiqni këtë bombë të Argjent Gafurit që përfundon në traverzëRENOVA – MAKEDONIJA GJ.P 1:0(F. Nuhiu 31')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 1 септември 2018 г.
Megjithatë momenti më i bukur i 45 minutëshit të parë ndodhi në minutën e 35-të, kur braziliani Robson da Silva nga gjuajtja e lirë shënoi një super gol nga një distancë prej rreth 30 metrash.
Super gol i brazilianit Robson da Silva
Super gol i brazilianit Robson da Silva! Makedonija Gj.P barazon ndaj RenovësRENOVA – MAKEDONIJA GJ.P 1:1(R. da Silva 36')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 1 септември 2018 г.