Bellasica – Vardari, tradita, ndeshjet e fundit dhe detaje tjera rreth këtij takimi

Bellasica – Vardari është pa dyshim një ndër ndeshjet më interesante të javës së katërt në Ligën e Parë të Maqedonisë. Te Vardari atmosfera nuk është edhe aq e mirë, pas vonesës së pagave të futbollistëve dhe paqartësive rreth sponzorit Samsonenko. Megjithatë rezultatet e skuadrës nënkampione të Maqedonisë nuk po bëjnë që të vërehet kjo krizë financiare, pasi në 3 xhirot e para Vardari ka arritur dy fitore dhe një barazim, edhe atë në derbi ndeshjen e javës së parë kundër Shkëndijës në Tetovë.

Në anën tjetër Bellasica në tre xhirot e para ka pësuar po aq disfata, me një gol averazh 1:7.

NDESHJET E FUNDIT TË BELLASICËS

27.08.18 LPFM Shkendija Bellasica 4 : 1
22.08.18 KUPA Vëllazërimi Bellasica 0 : 4
19.08.18 LPFM Bellasica Akademija Pandev 0 : 2
12.08.18 LPFM Pobeda Bellasica 1 : 0

 

SEZONI 2018/2019

NDESHJET E FUNDIT TË VARDARIT

26.08.18 LPFM Vardari Makedonija Gj.P 1 : 0
22.08.18 KUPA Vardari Forino Vardari 0 : 4
19.08.18 LPFM Renova Vardari 0 : 1
11.08.18 LPFM Shkëndija Vardari 2 : 2

NDESHJET MES TYRE

Vardari dhe Bellasica janë takuar në 9 ndeshje, ndërsa ndeshja e së shtunës do të jetë e para pas plotë 12 viteve në kuadër të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Herën e fundit që ishin takuar këto dy skuadra, ishte me 19 prill të vitit 2006, kur Vardari në Shkup kishte mundur Bellasicën me rezultatin 3:0. Vardari kishte fituar edhe ndeshjen e fundit të zhvilluar në Strumicë, atë me 4 dhjetor të vitit 2005, ndërsa në tre ndeshjet tjera, nga gjithsej 4 të zhvilluara në fushën e Bellasicës, kjo skuadër kishte mundur Vardarin, edhe atë në dy raste me rezultatin 2:1, ndërsa në një ndeshje tjetër kishte shënuar fitore 3:1.

Në 9 ndeshjet e fundit Vardari ka gjithsej 6 fitore, 3 prej të cilave të fundit rrishtazi, ndërsa në anën tjetër Bellasica ka shënuar 3 fitore përballë skuadrës shkupjane, që të gjitha në stadiumin “Mladost”.

Këto dy skuadra në ndeshjet e tyre të deritanishme vetëm një herë janë takuar në muajin shtator, edhe atë me 18 shtator të vitit 2005 kur fitues kishte dalë Vardari me rezultatin 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në Shkup. Megjithatë shtatori i vitit 2018-të sjellë ndeshjen në Strumicë, ku në lojë mund të jenë të tre rezultatet.

Ndeshjet mes tyre: BELASICA – VARDAR

19.04.06 LPFM Vardari Bellasica 3 : 0
04.12.05 LPFM Bellasica Vardari 0 : 2
18.09.05 LPFM Vardari Bellasica 2 : 1
10.04.05 LPFM Bellasica Vardari 2 : 1
21.11.04 LPFM Vardari Bellasica 2 : 1
25.08.04 LPFM Bellasica Vardari 3 : 1
19.05.04 LPFM Vardari Bellasica 7 : 2
16.11.03 LPFM Bellasica Vardari 2 : 1
31.08.03 LPFM Vardari Bellasica 1 : 0

MUNGESAT

Trajneri i Vardarit Aleksandar Vasoski dëshiron që skuadra e tij të vazhdojë ritmin e rezultateve pozitive edhe pas ndeshjes me Bellasicën. Mungesa e vetme te skuadra e tij do të jetë Besar Iseni, teksa në anën tjetër te Bellasica mungesa do të jenë përforcimet e reja, Petrov dhe Vujçiç, ndërsa ndaj Vardarit mund të paraqitet Vlatko Drobarov, një ndër përforcimet e fundit të Bellasicës.

PËRFORCIMET

Vardari përgatitjet i nisi me trajnerin Boban Babunski, për ta pasuar më pas atë Aleksandar Vasoski, edhe atë që në ndeshjen e kthimit të raundit të parë eliminatorë të Liga Europa kundër Pjunik. Ndryshe sa u përket përforcimeve, skuadra nënkampione e Maqedonisë në afatin kalimtarë të verës ka arritur që të angazhojë portierin Aleksandar Kirovski,  mbrojtësin Kosta Manev dhe argjentinasin, Hoze Heranc, mesfushorin Darko Micevski dhe dy brazilianët Vilijan Lira (sulmues) dhe Viktor Nildo Xhufo (sulmues krahu).

Ndryshim në postin e trajnerit para fillimit të sezonit të ri kishte edhe te Bellasica, kur Rade Cicmiloviq, që njëherit ishte edhe më i merituari që skuadra nga Strumica u rikthye në elitën e futbollit vendor, e zëvendësoi strategu serb, Marjan Zhivkoviç. Me të në krye Bellasica nuk e nisi mbarë, mirëpo me rekomandim të tij brenda një periudhë shumë të shkurtë, Bellasica angazhoi plotë 5 futbollistë. Irfan Vusljanin i ardhur nga Serbia, nga skuadra e Novi Pazar debutoi me gol në ndeshjen ndaj Shkëndijës, ndërsa vetëm tre ditë më parë angazhoi dy futbollistë të tjerë, mesfushorin Vlatko Drobarov dhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Nemanja Petrov, i cili erdhi nga Radniçki Pirot.

Dy përforcimet më të bujshme Bellasica i bëri vetëm në ditën e fundit të afatit kalimtarë, 31 gusht, duke sjellë në Strumicë fillimisht mesfushorin e FC Shkupit, Stefan Vujçiç, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes edhe ish sulmuesin e Vardarit dhe Rabotniçkit, Filip Ivanovski. Para nisjes së sezonit të ri Bellasica gjithashtu kishte angazhuar dyshen e Akademia Pandev, Zoran Baldovaliev dhe portierin Nikolla Vujanac, si dhe Dragan Stojkov dhe Aleksandar Milushev.

 

SPONZORËT

Bellasica para fillimit të sezonit të ri zgjodhi një ndër çështjet më delikate, atë të sponzorit, duke nënshkruar marrëveshje me gjigandin e telefonisë në vendin tonë “T-Mobile”. Përveç këtij sponzori Bellasica ka edhe përkrahjen e disa bizneseve të vogla private në Strumicë, ndërsa sa i përket Vardarit, edhe pse jo zyrtarisht, Samsonenko dalë nga dalë po largohet nga skuadra me më shumë trofe në vend, ndërsa skuadra nënkampione e vendit ka mundësi të kalojë në pronësi të Qytetit të Shkupit, edhe pse edhe kjo mundësi nuk është e sigurtë.

EUROPA

Vardari vitin e kaluar për herë të parë në historikun e futbollit vendor prezantoi Maqedoninë në ndeshjet në grupe të Liga Europa, mirëpo këtë vit skuadra “kuqezi” nga Shkupi u eliminua që në raundin e parë, kur u dorëzua përballë armenëve të Pjunik që në të dyja ndeshjet. Fillimisht Vardari u mund në transfertë me rezultatin 1:0, ndërsa në ndeshjen e kthimit pësoi edhe një disfatë tjetër, kësaj rradhe me rezultatin 0:2. E gjithë kjo paralajmëroi krizën në të cilën ndodhet Vardari, nga e cila skuadër u larguan shumë futbollistë cilësorë.

TIGRAN BARSEGIAN

Figurë qendrore te skuadra e Vardarit gjatë sezonit të ri futbollistik është pa dyshim armeni Tigran Barsegian, i cili ka shënuar 3 gola, nga një në secilën ndeshje. Ai realizoi nga një gol në Tetovë në përballjet ndaj dy skuadrave shqiptare, Shkëndijës (2:2) dhe Renovës (1:0), ndërsa gjithashtu shënoi edhe golin e vetëm dhe të fitores nga pika e bardhë në ndeshjen e fundit ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit.  Barsegian së fundmi ka marrë ftesë për të përfaqësuar edhe kombëtaren e tij Armeninë në ndeshjet e Liga Europa, ndërsa zërat e fundit flasin për një transferim të tij të mundshëm te Shkëndija e Tetovës.

RENDITJA TABELARE, POZITAT MOMENTALE

Sezoni 2018/2019
# Ekipi Nd F B D G-av. Pikë
2 Vardari 3 2 1 0 4:2 7

 

Sezoni 2018/2019
# Ekipi Nd F B D G-av. Pikë
10 Bellasica 3 0 0 3 1:7 0

 

POZITAT PËRFUNDIMTARE PËR SEZONIN E KALUAR

Sezoni 2017/2018
# Ekipi Nd F B D G-av. Pikë
2 Vardari 36 16 8 12 53:41 56

 

Sezoni 2017/2018 – Liga e Dytë
# Ekipi Nd F B D G-av. Pikë
1 Bellasica 27 18 5 2 81:11 59

Leave a Reply