Skuadra ambicizoe e Kit Go nga Pehçeva që këtë vit debutoi në Ligën e Dytë Lindje, në ditën e fundit të merkatos verore ka bërë një super transferim, duke sjellë në rradhët e veta këmbëshpejtin, Ivan Nastevski. Ky i fundit ditë më parë ndërpreu bashkëpunimin me skuadrën e Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa tashmë do të provojë veten në Ligën e Dytë – Lindje, me shpresë se do të ndihmojë skuadrën e tij të re në realizimin e objektivave të këtij sezoni.
Ai me skuadrën nga Pehçeva ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa menjëherë është vënë nën urdhërat e trajnerit të ri.
27-vjeçari në futbollin vendor u rikthye verën e vitit 2017-të, kur Makedonija Gj.P iu bashkua si futbollistë i lirë pasi i kishte përfunduar kontrata me skuadrën greke të Olimpijakos Volos, ndërsa në Greqi gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrave si Agrotikos dhe PAE Serres, ndërsa për 5 muaj kishte luajtur edhe në Serbi me skuadrën e Novi Pazar.
Në Maqedoni përveç fanellës së Makedonija Gj.P, ai kishte veshur gjithashtu edhe atë të Vardarit, Rabotniçkit, Teteksit dhe EuroMilkut.