Grupi i tifozëve të Shkëndijës “Ballistët” përmes një komunikate në faqen e tyre zyrtare në “facebook” kanë njoftuar se do të bojkotojnë finalen e Kupës së Maqedonisë kundër Pelisterit, që në program është me datë 17 maj, njofton “infOSport.mk”.
Arsyeja për një bojkot të tillë është vendimi i FFM-së që skuadrave finaliste të ju ndahen vetëm nga 300 bileta. Kërkesa e tyre është që të respektohen kriteret bazë të finaleve në kuadër të kompeticioneve ndërkombëtare!
Rregull i caktuar nga UEFA dhe FIFA, është që në finalet e kompeticioneve ndërkombëtare, finalistëve ju takojnë nga 30% të biletave, ndërsa 40% tjetër nxirret në shitje për publikun neutral. Bazuar në këto të dhëna, i bie që Shkëndijës në këtë rast ti takojnë 1950 bileta, nga kapaciteti i përgjithshëm i stadiumit “Mladost” në Strumicë që ka 6500 ulëse.
Më poshtë në mënyrë integrale u sjellim komunikatën e “Ballistëve” lidhur me bojkotin e tyre për ndeshjen finale:
Pas konsulltave të shumta me anëtarsinë e Ballistëve dhe mbledhjes së hapur që u mbajt sot, ju noftojmë që Ballistët nuk do të jemi pjesë e finales së kupës, në qoftë se nuk respektohen kriteret bazë të finaleve në kompeticione ndërkombëtare!
Rregull i caktuar nga UEFA dhe FIFA, është që në finalet e kompeticioneve ndërkombëtare, finalistëve ju takojnë nga 30% të biletave, ndërsa 40% tjetër nxirret në shitje për publikun neutral.
Në rastin tonë 30% është 1950 bileta, pasi që stadiumi i strumicës ka kapacitet prej 6500 ulësesh!
Ndërsa ffm në mënyrë përbuzëse, nënçmuese dhe duke i thyer ligjet e veta dhe të shtëpive të futbollit ku vetë aderon, na ndan VETËM 300 BILETA???!!!!!
SKANDAL DHE NONSENS I PAPARË!
Kjo në asnjë mënyrë nuk do tolerohet!
Me këmbëngulsi kërkojmë hisen që na takon dhe në qoftë se kryesia e Shkëndijës nuk reagon dhe i siguron numrin e biletave që i takojnë vetë klubit dhe neve, e themi me zemër të thyer se NUK DO JEMI PJESË E FINALES!
Nuk kemi lejuar dhe nuk do lejojmë që të nëpërkëmbet dinjiteti i Shqiptarëve, Shkëndijës apo Ballistëve!
Shqiptarët janë popull KRENAR DHE DINJITOZ!
Kryesia e Shkëndijës duhet ta kuptojë nje herë e përgjithmonë, se ffm-ja duhet të jetë në shërbim të klubeve, e jo e kundërta!