Adem Ljajiç sezonin e ri futbollistik do të luaj në Turqi te skuadra e njohur e Beshiktashit. Futbollisti i lindur në Novi Pazar, te “shqiponjat e zeza” është huazuar për një vit nga Torino, te e cila skuadër nuk mund të gjente atë minutazhin e dëshiruar.
Beshiktashi për një sezon do të paguajë 1.250.000 euro, me të drejtë blerje të kartonit të futbollistit në fund të sezonit, gjithnjë nëse do të paguante edhe shumën prej 6.5 milion euro.
Paga vjetore e Adem Ljajiç te Beshiktashi do të jetë 2.250.000 euro. Skuadra turke e fitoi garën me Spartakun e Moskës, që gjithashtu interesohej për shërbimet e futbollistit të përfaqësueses së Serbisë.