Lajmi i fundit, FC Shkupi në Çair solli sulmuesin e Konjaspor!

FC Shkupi vetëm pak minuta para përfundimit të afatit kalimtarë të verës ka bërë edhe një super goditje, duke sjellë në rradhët e veta sulmuesin e talentuar shkupjan, Erdon Daci, i cili vjen nga rradhët e skuadrës së Konjaspor.

Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se Daci te FC Shkupi do të luaj në formë huazimi për një vit të plotë. Edhe pse fillimisht i njëjti javë më parë u prezantua te skuadra e Eskishehirspor, madje edhe duke debutuar në ndeshje miqësore, për shkak borxheve, e njëjta nuk mund të transferonte futbollistë, ndërsa këtë gjë më së miri e shfrytëzuan drejtuesit e FC Shkupit, të cilët pas negociatave që kishin me drejtuesit e Konjaspor, në fund arritën gjuhë të përbashkët për huazimin e ish sulmuesit të Vardarit.

Erdon Daci kështu bëhet emri i tretë vetëm brenda ditës së fundit të afatit kalimtarë që i bashkohet FC Shkupit, pas Viktor Angellov të Ujpeshtit dhe Onyebuchi Emmanuel Ifeanyi, që erdhi nga rradhët e skuadrës nigeriane të Oyah Sports FC.

Leave a Reply