Bellasica brenda ditës ka bërë dy super përforcime. Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në mbyllje të merkatos së verës në LPFM, skuadra nga Strumica ka prezantuar ish sulmuesin e reprezentacionit të Maqedonisë, Filip Ivanovski.
33-vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës finlandeze të Rops, ndërsa te Bellasica vjen si futbollistë i lirë.
Ivanovski e kishte nisur me Rabotniçkin, për të kaluar më pas te Vardari, ndërsa gjatë karrierës së tij në futbollin vendor, gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Makedonija Gjorçe Petrovit. Karriera e tij ndërkombëtare kishte filluar në Poloni, që më pas të provojë veten edhe në Qipro, Kazakistan si dhe Serbi.
Ivanovski me përfaqësuesen e Maqedonisë numëron 8 paraqitje, ndërsa bëhet përforcimi i katërt vetëm brenda tre ditëve, pasi paraprakisht angazhuan Vlatko Drobarov dhe Nemanja Petrov, teksa gjatë ditës së sotme më herët arritën që të transferojnë edhe mesfushorin e FC Shkupit, Stefan Vujçiç.