Ibraimi humb penalti, Shkëndija sulmon, Rosenborgu po mbrohet (VIDEO)

Shkëndija po zhvillon një ndër ndeshjet e saj më të mira të këtij edicioni në arenën ndërkombëtare, mirëpo si duket fati sonte nuk është me “kuqezinjtë” e Tetovës. Ata përveç rasteve të shumta të krijuara para portës kundërshtare në minutën e 18-të humbën edhe një penalti, të cilën në gol nuk arriti ta shndërrojë Besart Ibraimi.

Bomberi kërçovarë vetë e përfitojë këtë 11-të metërsh, mirëpo duhet pranuar se edhe portieri kundërshtarë bëri një super pritje, madje topi qëlloi edhe shtyllën pingule për tu devijuar deri te këmbët e njërit prej futbollistëve të Shkëndijës, mirëpo mysafirët sërish ishin me fat, siç ishin gjatë gjithë këtyre minutave të kaluara, ku thjesht në arenën “Filipi i Dytë” po luan vetëm një skuadër, ajo “kuq e zi” që ka përkrahjen maksimale nga tribunat e stadiumit.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2061975233872835&id=472303609551928

Leave a Reply