Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës U21, Rafet Prekazi, gjatë ditës së sotme ka publikuar emëroren e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Irlandës në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2019.
Ndeshja zhvillohet të premten më 7 shtator, në orën 19:00, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, derisa grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën më 3 shtator.
Në mesin e futbollistëve të grumbulluar nga ana e trajnerit Prekazi, bënë pjesë edhe 17-vjeçari i Shkëndijës, Leard Sadriu, për të cilin është kjo ftesa e parë në mesin e ekipit shpresa të përfaqësueses së Kosovës, ndërsa gjithashtu bënë pjesë edhe mesfushori i FC Shkupit, Rron Broja.