Sot në orën 18:00 në Monako do të hidhet shorti i Ligës së Kampionëve për fazën në grupe, ku 32 skuadra do të ndahen në 8 grupe me nga 4 ekipe secili grup. Në këtë kompeticion, marrin pjesë skuadrat kampione në vendet respektive dhe më të mirat e kampionateve elitare, çka do të thotë se pritet të jetë një kompeticion spektakolar.
Bie në sy rikthimi i Interit pas 7 vitesh mungesë, ndërkohë që shorti mund t’i rezervojë zikaltërve një grup të frikshëm pasi gjenden në vazon e katërt dhe 3 skuadrat e tjera do të jenë relativisht të forta, të paktën në letër. Në vazon e tretë, çuditërisht ka përfunduar edhe Liverpuli megjithëse sezonin e fundit luajti në finalen e madhe ndaj Realit të Madridit. Shkak për këtë, u bë kualifikimi i Benfikës për në grupe, që mbrëmë eliminoi PAOK-un grek. Një surprizë mund të konsiderohet edhe kualifikimi i Crvena Zvezdës, që mbrëmë eliminoi gjysmëfinalistët e fundit të Liga Europa, Salzburgun, ndërsa gjithashtu edhe eliminimi i Dinamo Zagrebit nga Jang Bojsi.
Më shumë ekipe përfaqësuese kanë Spanja, Anglia, Gjermania dhe Italia, nga 4 skuadra, ndërsa me nga 3 skuadra do të përfaqësohen Franca dhe Rusia.
Vazo 1 |
Real Madrid (Kampion) |
Atlético Madrid (Fitues i Liga Europa) |
Barcelona |
Bayern München |
Manchester City |
Juventus |
Paris Saint-Germain |
Lokomotiv Moskva |
Vazo 2 |
Borussia Dortmund 89.000 |
Porto 86.000 |
Manchester United 82.000 |
Shakhtar Donetsk 81.000 |
Benfica 80.000 |
Napoli 78.000 |
Tottenham Hotspur 67.000 |
Roma 64.000 |
Vazo 3 |
Liverpool 62.000 |
Schalke 62.000 |
Lyon 59.500 |
Monaco 57.000 |
Ajax 53.500 |
CSKA Moskva 45.000 |
PSV Eindhoven 36.000 |
Valencia 36.000 |
Vazo 4 |
Viktoria Plzeň 33.000 |
Club Brugge 29.500 |
Galatasaray 29.500 |
Young Boys 20.500 |
Internazionale Milano 16.000 |
Hoffenheim 14.285 |
Crvena zvezda 10.750 |
AEK Athens 10.000 |