Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është prezantuar sot me fanellën e skuadrës së tij të re, Goztepe. Ai te skuadra e Superligës turke do të luaj në formë huazimi për një vit, pasi drejtuesit e Gozetepe arritën marrëveshjen me homologët e tyre të Osmanlispor, që këtë vit humbi statusin e skuadrës elitare.
Goztepe, për të cilën skuadër më parë luante ish sulmuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Adis Jahoviç, bëhet kështu skuadra e katërt në Turqi me të cilën do të luaj Cikalleshi, që më parë ka veshur edhe fanellën e Bashakshehirit dhe Akhisarit në Superligë.