Pas fitores bindëse 4:1 ndaj Bellasicës në kampionat, Shkëndija e Tetovës kthen vëmendjen kah sfida me Rosenborgun që do ta luajë të enjten në kuadër të fazës së plej of-it në Liga Evropa. Në prag të kësaj sfide historike, “Kuqezinjët” kanë nevojë më shumë se kurr për mbështetje të publikut, ndërsa numri një i stafit teknik të Shkëndijës Qatip Osmani dhe mbrojtësi i majtë Gledi Mici bëjnë apel tifozëve që të vinë në numër sa më të madh për t’i mbështetur ata në verdiktin final për kualifikim në grupet e Liga Evropës.
“Publiku në këtë ndeshje për ne do të jetë lojtari i 12-të, për të cilin ka nevojë çdo ekip. Ashtu që presim kundër Rosenborgut të kemi një numër të mjaftueshëm për ta fituar atë ndeshje dhe për tu kualifikuar në Liga Evropa”, tha trajneri i Qatip Osmani, Shkëndijës
“I bëj thirje publikut që të jenë në numër sa më shumë, pasi ata janë lojtari ynë i 12-të. Sa më shumë njerëz të jenë në stadium, aq më mirë do të jetë për ne që të japim gjithçka të luajmë me zemër dhe t’i bëjmë të lumtur pse jo”, tha futbollisti i Shkëndijës Gledi Mici.
Në kushte kur skuadra tetovare ndjehet e gatshme për të dhënë më të mirën, nga ana tjetër besohet se publiku mund ta bëjë diferencën në aspekt të presionit nga tribunat, për të marrë Shkëndija fitoren e dëshiruar me rezultat 2:0 që e kualifikon në grupet e Liga Evropës. Takimi Shkëndija-Rosenborgu luhet të enjten në stadiumin “Filipi i Dytë”, duke nisur nga ora 20:15.
SHKËNDIJA NDAJ ROSENBORGUT, KËRKON PËRKRAHJEN E PUBLIKUT Shkëndija e Tetovës të enjten në Shkup përballet me Rosenborgun në ndeshjen e kthimit të fazës së plej of-it në Liga Evropa. Për herë të tretë radhazi tetovarët prekin këtë fazë ku kësaj radhe janë shumë pranë kualifikimit në grupet e këtij kompeticioni, ndërsa kërkojnë ndihmën e publikut për të shkruar historinë.
Публикувахте от Tv Shenja в Вторник, 28 август 2018 г.