Ronaldo gati të rikthehet në La Liga, mirëpo kësaj rradhe si aksioner te Valjadolidi

Luis Nazario Da Lima Ronaldo është i gatshëm të rikthehet në La Liga, mirëpo kuptohet jo si futbollist, po tashmë në një rol të ri.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se ish futbollisti i dy skuadrave gjigande, Real Madridit dhe Barcelonës në Spanjë, pritet të bëhet aksioner te skuadra e Real Valjadolid.

Ronaldo mund të blejë një pjesë të aksioneve te Valjadolid për një shifër prej rreth 30 milionë euro, ndërkohë Karlos Suarez pritet të vazhdojë në rolin e presidentit ekzekutiv.

 

Leave a Reply