US Open, favoritët pa gabime në start

Përballjet e para të raundit të parë të Grand Slam turneut të “US Open” për meshkuj në tenis nuk kanë dhuruar surpriza, pasi të gjithë tenistët “big” fituan pa shumë probleme. Numri një i Botës, Rafael Nadal  u kualifikua me lehtësi më tej, pasi bashkëpatrioti i tij David Ferrer dorëzoi meçin gjatë setit të dytë (6-3, 3-4).

Një biletë për në raundin e dytë ka siguruar edhe argjentinasi Huan Martin Del Potro, i cili me shumë lehtësi në tre sete (6-0, 6-3, 6-4) mundi amerikanin Donald Young. Raundin e parë e kaloi edhe Endi Marej, i cili edhe pse vuajti paksa, në fund e kaloi me sukses pengesën e quajtur, James Duckëorth, të cilin e mundi me rezultatin 3:1, në sete (5-7, 6-3, 7-5, 6-3).

Fitores në këtë fazë të hershme iu gëzua edhe kampioni i para dy viteve të US Open, zvicerani Stanislas Vavrinka, që me 3:0, në sete (6-3, 6-2, 7-5) mundi bullgarin Grigor Dimitrov.

Në raundin e dytë avancojnë edhe kanadezi Milos Raoniç që me rezultatin 3:1 mundi argjentinasin Karlos Berlocq, austriaku Dominik Thiem që me 3:0 eliminoi boshnjakun, Mirza Bashiç, spanjolli Fernando Verdasko që fitoi 3:0 ndaj Feliciano Lopez, dy tenistët amerikan Xhonson dhe Kudla që mundën uzbekistanezin, Istomin, gjegjësisht italianin Beretini, greku Tsitsipas që ishte më i mirë se spanjolli Robredo dhe rusi Medvedev që fitoi ndeshjen ndaj bashkëkombasit të tij, Donskoy.

Leave a Reply