Renditja tabelare pas tre xhirove në LPFM

Fitorja minimale 1:0 ndaj FC Shkupit ka lënë në krye të tabelës së klasifikimit skuadrën e Akademia Pandev pas tre xhirove të para, njofton “infOSport.mk”.

Madje skuadra nga Strumica është skuadra e vetme që ka pikë të plota pas këtyre tre xhirove të para, duke lënë pas vetes Vardarin dhe Rabotniçkin që kanë nga dy fitore, me “kuqezinjtë” që renditen në pozitën e dytë me 7 pikë dhe “romantikët” që kanë 6 pikë.

Befason FC Shkupi që ndodhet në “zonën e ftohtë”, edhe pse objektivat e klubit nga Çairi janë të mëdha për këtë edicion, njëjtë sikurse edhe Shkëndijës që në dy xhiro ka vetëm dy pikë, teksa ndeshjen e javës së tretë do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme kur në Tetovë do të mirëpret Bellasicën.

Kjo e fundit pa asnjë pikë renditet në pozitën  e fundit, ndërsa me vetëm një pikë një pozitë më lartë ndodhet Makedonija Gjorçe Petrovi, dy skuadra këto që këtë vit u ngjitën në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

# Ekipi Nd F B D G-av Pikë
1. Akademija Pandev 3 3 0 0 5:1 9
2. Vardari 3 2 1 0 4:2 7
3. Rabotniçki 3 2 0 1 7:5 6
4. Sileksi 3 1 1 1 3:3 4
5. Pobeda 3 1 1 1 1:2 4
6. Renova 3 1 0 2 4:5 3
7. Shkëndija 2 0 2 0 2:2 2
8. Shkupi 3 0 2 1 1:2 2
9. Makedonija Gj.P 3 0 1 2 1:3 1
10. Bellasica 2 0 0 2 0:3 0

Leave a Reply