Vardari ka shënuar fitoren e dytë rradhazi në kampionat, duke mundur kësaj rradhe Makedonija Gjorçe Petrovin si vendas me rezultatin minimal 1:0. Njëjtë sikurse në Tetovë javën e kaluar në ndeshjen ndaj Renovës, ashtu edhe sot autorë i golit të vetëm për “kuqezinjtë” nga Shkupi ishte armeni Tigran Barsegian, i cili kësaj rradhe realizoi gol nga pika e bardhë.
Pasoi një aksion i bukur me pasime të sakta, ndërsa në fund portieri mysafir Marko Jovanovski në tentativë për të ndaluar Matej Cvetanoskin, të njëjtin e fauloi brenda zonës, me ç’rast arbitri kryesor Aleksandar Stavrev tregoi në pikën e bardhë. E gjithë kjo ndodhi 4 minuta para fundit të pjesës së parë, kur penaltinë e akorduar në gol e shndërroi Barsegian për rezultat 1:0.
Vardari e mbyll me epersi minimale pjesen e pare ndaj Makedonija GJ.P
Vardari e mbyll me epersi minimale pjesen e pare ndaj Makedonija GJ.PVARDARI – MAKEDONIJA GJ.P 1:0(T. Barsegian 41')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 август 2018 г.
Edhe përkundër tentativave nga ana e të dyja skuadrave, rrjetat pushuan deri në fund, ashtu që fitorja e dytë minimale dhe barazimi 2:2 në xhiron e parë ndaj Shkëndijës në Tetovë e shohin Vardarin në pozitën e dytë, menjëherë pas liderit aktual, Akademia Pandev, që sot minimalisht 1:0 mundi FC Shkupin, duke vazhduar sezonin e ri pa gabime.