Pas dy ndeshjeve të para pa disfatë, Pobeda është mundur në ndeshjen e javës së tretë nga Rabotniçki me rezultatin 0:2, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Prilepi edhe në këtë ndeshje hyri me shumë optizimëm se mund të nxjerrin një rezultat pozitiv, megjithatë në fund “romantikët” u treguan një kockë e fortë dhe me plotë meritë nga Manastiri u rikthyen me pikë të plota.
Rabotniçki avanson ndaj Pobedës në Manastir
Rabotniçki avanson ndaj Pobedës në Manastir POBEDA – RABOTNIÇKI 0:1O. Stjepanoviç (5')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 август 2018 г.
Fitoren e dytë këtë edicion të Rabotniçkit e paralajmëroi kapiteni Ostoja Stjepanoviç me golin e realizuar në minutën e 5-të nga pika e bardhë. Ishte ky njëherit edhe goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa në pjesën e dytë pas saktësisht një ore lojë, këmbëshpejti Petar Petkovski duke shfrytëzuar një kurth të ofsajdit të gabuar nga ana e futbollistëve vendas, edhe për herë të dytë mposhti portierin Tofiloski, i cili në dy ndeshjet e para kishte arritur që të mbajë rrjetën të paprekur, mirëpo jo edhe sot.
Rabotniçki avanson edhe me dy gola epersi ndaj Pobedes
Rabotniçki avanson edhe me dy gola epersi ndaj PobedesPOBEDA – RABOTNIÇKI 0:2(P. Petkovski 60')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 август 2018 г.
Rabotniçki me këtë fitore arrinë në kuotën e 6 pikëve dhe për momentin është i sigurtë në pozitën e tretë, menjëherë pas liderit Akademia Pandev dhe Vardarit të vendit të dytë.