Një ndeshje tipike kampionale dhe të barabartë zhvilluan sot Sileksi dhe Renova në Kratovë, ku skuadra tetovare shumë pak mungonte që nga kjo transfertë të kthehej të paktën me një barazim, njofton “infOSport.mk”.
Një gol i shënuar nga ana e Dimitar Ivanov në minutën e 88-të i dha fitoren skuadrës së trajnerit Zhikica Tasevski, që njëherit ishte edhe fitorja e parë në edicionin e ri. Rezervisti Georgiev nga e majta harkoi para zonës deri te sulmuesi Mbella, i cili me kokë ktheu topin në zonë për Dimitar Ivanov, që me shumë fat arriti që të mposhtë portierin e Renovës, Kobetiç.
Sileksi avanson ndaj Renovës fare në fund
Sileksi avanson ndaj Renovës fare në fund SILEKSI – RENOVA 1:0(D. Ivanov 87')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 август 2018 г.
Ky gol solli mjaft gëzim në mesin e futbollistëve vendas, të cilët u shtangën në aksionin e rradhës, kur Alban Sulejmani nga brendia e zonës qëlloi vetëm traverzën. Fat për Sileksin, mirëpo jo edhe për Renovën që nga kjo transfertë të paktën meritonte barazimin.
Traverza shpeton Sileksin dhe ndane Renoven nga barazimi
Traverza shpeton Sileksin dhe ndane Renoven nga barazimi
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 август 2018 г.