Loris Karius edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës turke të Beshiktashit. 25 vjeçari vjen nga Liverpuli në formë huazimi për dy vite te skuadra turke, me opsion blerje nëse palët ngelen të kënaqur. Gjermani është pritur në mënyrë madhështore nga tifozët e Beshiktashit, ndërsa sot ka kryer edhe vizitat mjekësore.
Karius pas gabimeve në finalen e Ligës së Kampioëneve në sezonin e kaluar, e humbi besimin te trajneri Jurgen Klop, me këtë të fundit që këtë verë solli si përforcim në skuadër portierin Alison Beker. Karius te Liverpuli erdhi në vitin 2016-të nga skuadra e Majncit dhe për skuadrën nga “Enfild Rud” arriti të regjistrojë 49 paraqitje.