Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar ylli portugez të Juventusit, Kristiano Ronaldo.
Rama ka postuar në rrjetet sociale, “Facebook” e “Instagram”, fotografi me superyllin botëror të bëra menjëherë pas ndeshjes kundër Lacios, në të cilën “Zonja e Vjetër”, shënoi fitore me rezultatin 2:0. Ronaldo edhe njëherë tjetër nuk gjeti emrin e tij në mesin e golashënuesve, ndërsa shkaktarë për këtë ishte edhe portieri shqiptarë, Thoma Strakosha.
Kryeministri shqiptar është një tifoz i flaktë i Juventusit, skuadër kjo që pas dy xhirove të para në “Serie A”, ka arritur po aq fitore.