Pas disfatës javën e shkuar nga Skënderbeu, skuadra e Partizanit shumë shpejtë është rikthyer te fitorja, duke mundur të shtunën në transfertë Kamzën me rezultatin minimal 0:1, njofton “infOSport.mk”.
Golin e vetëm të vlefshëm tre pikë për “të kuqtë” nga Tirana e realzoi Bruno Telushi në minutën e 67-të. Për Partizanin ishte kjo fitorja e 1001-të nga gjithsej 1600 ndeshje në kampionatin shqiptarë.
Kamza-Partizani (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в Събота, 25 август 2018 г.
Fitores të shtunën, edhe atë me një përmbysje të madhe, iu gëzua Laçi, që falë golit të shënuar nga Gjoni në minutën e 94-të, mundi Luftëtarin.
Laci-Luftëtari (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в Събота, 25 август 2018 г.
Të premten në ndeshjen e parë të javës së dytë në Superligën shqiptare, Tirana dhe Teuta barazuan pa gola.
Tirana-Teuta (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в Петък, 24 август 2018 г.