Skuadra e Napolit ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme 3:2 ndaj Milanit në kuadër të javës së dytë në “Serie A”, të zhvilluar në “San Paolo”.
Ishte kjo një super ndeshje, në të cilën “rossonerët” avansuan me dy gola falë finalizimeve të Xhakomo Bonaventuras (15’) dhe Davide Kalabrias (49’), mirëpo edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme që Milani të merrë fitoren në këtë transfertë.
Dy golat e Zielinskit (53’, 67’), bënë që Napoli të barazojë rezultatin, teksa një gol i shënuar nga ana e rezervistit Dris Mertens 10 minuta para fundit të takimit i siguroi fitoren skuadrës “napolitane”, që në këtë mënyrë arrinë edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje në sezonin e ri në “Serie A”, edhe atë në të njëjtën mënyrë, me përmbysje, pasi një gjë të tillë bëri edhe në ndeshjen e parë në transfertë ndaj Lacios, kur nga 0:1, në fund shënoi fitore 2:1. Ndeshjen e rradhës, Napoli do ta zhvillojë me 2 shtator kundër Sampdorias në transfertë.