Shkupjani Sunaj Hasan shpërrthen ndaj Pelisterit, realizon “hat-trik”

Sulmuesi shkupjan, Sunaj Hasan ka qenë figura qendrore në takimin e sotshëm të zhvilluar në Manastir midis Pelisterit dhe Genç Kalemler, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra debutuese në Ligën e Dytë – Perëndim turpëroi midis Manastirit një ndër skuadrat më të njohura në futbollin vendor, duke mundur këta të fundit me rezultatin 1:4. E gjithë loja e skuadrës nga Banjica e Poshtme e Gostivarit rrotullohej rreth sulmuesit Sunaj Hasan, i cili shoun e tij në këtë  ndeshje e nisi në minutën e 12-të, për ta vazhduar atë edhe në minutën e 43-të, kur ngriti epërsinë e Genç Kalemler në 0:2.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa pas 13 minutave lojë në pjesën e dytë, Sunaj Hasan rrumbullaksoi “hat-trikun” e tij të parë me fanellën e Genç Kalemler, për të cilën skuadër kishte shënuar edhe golin debutues në ndeshjen e javës së kaluar kundër Teteksit. Pas kësaj “triplete” të Sunaj Hasan, në skenë te skuadra nga Gostivari doli Burak Menga, i cili në minutën e 70-të shënoi edhe golin e katërt në rrjetën e Darko Atanasovskit, teksa golin e nderit për Pelisterin në këtë ndeshje e realizoi Riste Ilijovski 5 minuta para fundit të takimit.

Kjo fitore e madhe e Genç Kalemler vjen në momentin e duhur dhe është një paralajmërim i madh për derbin e javës së ardhshme, kur do të përballen me Gostivarin në derbin e parë lokal.

 

Leave a Reply