Boreci dhe Kozhuvi të pamëshirshëm

Boreci dhe Kozhuvi ishin të pamëshirshëm në ndeshjet e sotme të javës së dytë në Konferencën e Lindjes, duke shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Sasa-s, gjegjësisht Detonit Junior, njofton “infOSport.mk”.

Boreci për gjatë 90-të minutave ishte kundërshtarë më i mirë, ndërsa fitoren e skuadrës nga Velesi e paralajmëroi Simeon Hristov në minutën e 26-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi asistin e Leonard Kallabës. Ky i fundit zhvilloi tërë ndeshjen, njëjtë sikurse edhe portieri Burhan Mustafa, ndërsa dy golat tjerë të skuadrës së Borecit mbajnë firmën e Bojan Kolevskit.

Plotë 90-të minuta luajti edhe Emir Skenderi, i cili me Kozhuvin e tij mundën Detonit Junior me rezultatin 3:0, falë golave të shënuar nga Lazar Peev (36’), Kostadin Zajkov (51’) dhe Marjan Ristovski (65’).

Bregallnica falë golave të shënuar nga Riste Naumov (51’) dhe Kristijan Velinovski (82’), me rezultatin 2:0 mundi Partizan Obrshani, Plaçkovica dhe Tikveshi barazuan 1:1, teksa Kit Go falë golit të shënuar nga ish sulmuesi i Gostivarit, Boban Mariq (50’), me rezultatin minimal 0:1 mundi Vardar Negotinën në transfertë.

LDFM – Lindje, Java II
Boreci 3:0 Sasa
Bregallnica 2:0 Partizan Obrshani
Kozhuvi 3:0 Detonit Junior
Vardar Negotino 0:1 Kit Go Pehçevo
Plaçkovica 1:1 Tikveshi

Leave a Reply