Lindje, Boreci dhe Kozhuvi në kërkim të fitoreve

Përveç ndeshjeve të Konferencës së Perëndimit, të shtunën në program janë edhe ndeshjet në Ligën e Dytë Lindje, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Borecit ku luajnë dy futbollistët shqiptarë, Leonard Kallaba dhe portiere Burhan Mustafa, në terren vendas do të mirëpresin skuadrën e Sasa-s nga Makedonska Kamenica. Skuadra nga Velesi shihet si favorit absolut në këtë ndeshje, dhe çdo rezultat tjetër përveç fitores do të ishte zhgënjyes për të përzgjedhurit e trajnerit Gorazd Mihajllov.

Favorit absolut është edhe Bregallnica në përballjen ndaj Partizan Obrshani, ndërsa Kozhuvi i Emir Skenderit në ndeshjen e parë si nikoqir gjatë këtij sezoni do të mirëpret debutuesit e Detonit Junior.

Vardar Negotino para simpatizantëve të vetë do të mirëpret ekipin e Kit Go, që në mesjavë bëri senzacion duke eliminuar FC Shkupin nga garat e Kupës së Maqedonisë, ndërkohë Plaçkovica do të jetë nikoqir i Tikveshit, që gjithashtu në mesjavë bëri një surprizë të madhe, duke eliminuar Renovën nga Kupa.

Të gjitha ndeshjet e sotme në Ligën e Dytë – Lindje startojnë në ora 16:30.

LDFM – Lindje, Java II

Boreci 25.08. 16:30 Sasa
Bregallnica 25.08. 16:30 Partizan Obrshani
Kozhuvi 25.08. 16:30 Detonit Junior
Vardar Negotino 25.08. 16:30 Kit Go Pehçevo
Plaçkovica 25.08. 16:30

Tikveshi

Leave a Reply