Strategu italian, Mauricio Sarri nuk u ndahet cigareve. Mediat angleze kanë një kureshtie të jashtëzakonshme për të “zhbiriluar” dhe për të zbuluar sa më shumë detaje për jetën e personave publikë.
Së fundi në objektiv të tyre ka rënë Mauricio Sarri, i cili këtë verë mori drejtimin e londineze të Çelzit.
Ish tekniku i Napolit është një duhanpirës i rregullt, aq sa në stadiumet e “Serisë A” ishte e rrallë që ta kapte kamera pa cigare në gojë ose në dorë. Gjithsesi me transferimin në Londër, Sarri duhet të mendojë të bëjë edhe pa cigaret e tij, pasi në bankinat e stadiumeve angleze, nuk lejohet duhani.
Për ta nxitur më shumë italianin, që të lërë duhanin, mediat angleze i kanë bërë edhe një llogari, duke i treguar se sa shpenzon Sarri për cigaret e tij. Kështu trajneri i çelësit konsumon rreth 80 cigare në ditë, ose një në çdo 12 minuta dhe kap një mesatare prej rreth 29 mijë cigaresh në vit.
Sa i përket kostos, anglezët kanë përllogaritur që gjatë gjithë jetës së tij, Sarri të ketë shpenzuar rreth 400 mijë euro për duhan.