Milani të shtunën në transfertën kundër Napolit do të zhvillojë ndeshjen e parë të sezonit të ri në “Serie A”. Për shkak tragjedisë së ndodhur në Xhenoa, “rossonerët” nuk e zhvilluan ndeshjen e javës së parë kundër Xhenoas, ashtu që nesër mbrëma do të hapin serinë e ndeshjeve në elitën e futbollit italian, ku këtë vit hyjnë me pretendime edhe më të mëdha.
“Sportmediaset” ka publikuar formacionin e mundshëm të dy skuadrave ku ajo që bie në sy blerja e bujshme e Milanit, Gonzalo Higuain do të startojë si titullar kundër Napolit, njëjtë sikurse edhe Bakajoko, dy blerje këto nga ana e drejtuesve të Milanit gjatë merkatos së verës.
Në anën tjetër i paprekshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes te Napoli është shkodrani Elseid Hysaj, i cili pritet që të shtunën të startojë si titullarë në ndeshjen në “Sao Paolo” që starton në ora 20:30, teksa dy orë e gjysmë më herët zhvillohet edhe një derbi tjetër, ai midis Juventusit dhe Lacios.