Super goli i Zhunior që mban gjallë shpresat e Shkëndijës (VIDEO)

Shkëndija sonte në Trondhajm të Norvegjisë pësoi disfatë 3:1 përballë Rosenborgut, skuadër kjo e cila gjatë pjesës së parë nga tre gjuajtje brenda kuadratit, realizoi po aq gola, njofton “infOSport.mk”.

Në shënimin e tyre vlen të veçohet goli i parë i shënuar nga ana e tunizianit, Isam Xhebali, ndërsa një tjetër super gol realizoi edhe braziliani i Shkëndijës, Stenio Zhunior, kur në minutën e 76-të me të djathtën e tij bëri që skuadra e tij ti gëzohet golit të parë, që sadopak mban gjallë shpresat e “kuqezinjëve” se mund të shkruajnë këtë vit historinë dhe të kualifikohen për herë të parë në fazën e ndeshjeve në grupe.

Shkëndija ndeshjen e kthimit ndaj Rosenborgut do ta zhvillojë me 30 gusht në arenën “Filipi i Dytë”.

Leave a Reply