Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ditën e sotme ka përjetuar momentin ndoshta më të errët në karrierën e tij. Portieri shqiptar ishte titullar në ndeshjen e sotme që Atalanta u turpërua ndaj Interit ku u mposht me shifrat e thella 7:1.
Një ditë horror kjo për Etrit Berishën, që nuk do ta harrojë lehtë, sidomos emrat e Banegës dhe Ikardit që shënuan nga një tripletë në ndeshjen e sotme. Me këtë fitore Interi ngjitet në vendine katërt me 54 pikë, ndërsa Atalanta që u thye pas shumë ndeshjesh zbret në vendin e 6-të me 52 pikë të tubuara.