Formacionet zyrtare, Rosenborgu-Shkëndija, Osmani luan me dy sulmues (FOTO)

Sonte në Norvegji Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të “Play-off” të Liga Europa, e ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën e njohur norvegjeze të Rosenborgut, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse deri në fillim të ndeshjes ka edhe plotë një orë, trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë publike formacionet me të cilat do të zbresin në fushën e stadiumit “Lerkendal” në Trondhajm.

Trajneri Qatip Osmani për këtë ndeshje ka vendosur të luaj me dy sulmues dhe skemën, 3-4-1-2. Përveç Besart Ibraimit në krye të sulmit do të jetë edhe Izair Emini, teksa pas tyre do të veprojë Valmir Nafiu.

Mesfusha për herë të parë do të jetë e reshtuar me Zhunior dhe Micin në krahë si dhe me Alimin dhe Totren në qendër, teksa vija e mbrojtjes do të përbëhet nga reshja, Murati, Musliu dhe Adili. Në portë edhe kësaj rradhe do të qëndrojë Kostadin Zahov.

Në anën tjetër trajneri i Rosenborgut do të luaj me një formacion mjaft ofenziv, 4-3-3, ku sulmit i prinë ish sulmuesi i Arsenalit, Niklas Bendtner, të cilit do i ndihmojnë Jebali dhe Levi.

Ndeshja Rosenborgu – Shkëndija starton në ora 20:45, ndërsa do të drejtohet nga arbitri izarealit, Grinfeld.

Leave a Reply