Petkovski udhëheq Rabotniçkin drejt fitores së parë

Petar Petkovski ishte heroi i Rabotniçkit sonte, në fitoren që “romantikët” e regjistruan përballë Sileksit në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi shtatëshkur i ardhur nga Vardari, realizoi të dy golat në fitoren 2:1 të Rabotniçkit, që në këtë mënyrë arrinë fitoren e parë në sezonin e ri, pas asaj disfate javën e parë ndaj Renovës.

Golin e parë Petkovski e realizoi në minutën e 12-të, kur mjaft mirë u shërbye nga Bopesu në shtyllën e parë, teksa 7 minuta para fundit të pjesës së parë, i njëjti futbollist shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e mysafirëve.

Me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë Sileksi me anë të Parfait (70′)  shënoi golin e nderit, me të cilin u mbyll ky takim.

Për kamerunasin 28-vjeçar është ky goli i dytë nga po aq ndeshje në futbollin tonë vendor, pasi i njëjti nga pika e bardhë kishte shënuar edhe ndaj FC Shkupit, në atë barazim 1:1 në Kratovë.

Leave a Reply