Premierligë, Totenhami, Evertoni dhe Lesteri bëjnë detyrën, rrëshqet Uest Hami

Sot në kuadër të Premierligës angleze janë zhvilluar pjesa më e madhe e ndeshjeve të xhiros së dytë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Totenhamit ka fituar derbin lokal ndaj Fulhamit, duke e mundur skuadrën e rikthyer në mesin e më të mirëve me rezultatin 3:1.

Ishte kjo disfata e dytë nga po aq ndeshje për skuadrën e Fulham dhe fitorja e dytë në anën tjetër për Totenhamin, që kryeson renditjen me 6 pikë, po aq sa ka edhe Burnmauti.

Këta të fundit mundën Uest Hamin në transfertë me rezultatin 1:2, edhe përkundër faktit se të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin vendasit nga Londra. Arnautoviç kishte kaluar në epërsi Uest Hamin gjatë pjesës së parë, ndërsa Burnmauti falë golave të shënuar nga Uillson dhe Kuk gjatë pjesës së dytë siguroi fitoren e dytë në sezonin e ri.

Fitoren e parë e regjistroi Evertoni që në shtëpinë e saj mundi Sautemptonin me rezultatin 2:1, ndërsa një gjë të tillë gjithashtu bëri edhe Lesteri, që pas disfatës 1:2 në xhiron e parë ndaj Mançester Junajtedit, sot si vendas me rezultatin 2:0, falë golave të shënuar nga Doherty (a.g 29’) dhe Madison (45’) mundi Vulverhemptonin.

Ndeshja e parë e ditës së sotme midis Kardifit dhe Njukasëll Junajtedit u mbyll me barazim pa gola, ndërsa pas pak në “Stemford Brixh”, Çelzi do të mirëpret Arsenalin në derbin e javës.

Leave a Reply