Struga Trim Lum me një mungesë të madhe ndaj Goblen Junior

Sot edhe zyrtarisht starton sezoni i ri në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra debutuese e Goblen Junior nga Kumanova si vendas do të mirëpret ekipin e Stuga Trim Lum, që në këtë ndeshje do të paraqitet pa transferimin e saj më të bujshëm, Nijas Lena.

Ky i fundit për shkak problemeve fizike nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar skuadrën, por i njëjti thotë se ekipi i tij i gatshëm pret sezonin e ri.

Kemi një muaj e gjysmë fazë përgatitore me shumë ngarkesa fizike, mendoj që jemi shumë të përgatitur për fillimin e sezonit” – u shpreh fillimisht Lena.

Kundërshari i tyre, Goblen Junior me statusin e debutuesit, sipas Lenës do të jetë mjaft i motivuar, ndaj bashkëlojtarët e tij duhet të jenë mjaft të kujdesshëm, pasi sipas tij do ta kenë të vështirë për të arritur deri tek tre pikëshi.

“Kundërshtarin nuk e njohim shumë por duhet vlerësuar në maksimum, pasi do jenë të motivuar si debutues në ligën e dytë. Do jetë një ndeshje mjaft e vështirë për ne” – tha enkas për “infOSport.mk”, mesfushori i Struga Trim Lum, Nijas Lena.

Një ndë mesfushorët më me përvojë që do luaj në Ligën e dytë, gjithashtu foli edhe për pritshmëritë e klubit strugan për sezonin e ri, e ku si objektiv kanë ngjitjen në Ligën e Parë.

Pritjet për këtë sezon janë të qarta. Objektivi ynë si klub është ngjitja në ligën e parë. Por është herët të flasim, pasi do jetë shumë e vështirë, duke pasur parasysh se konkurrenca do jetë shumë e fortë” – u shpreh Lena.

Ndeshja Goblen Junior – Struga Trim Lum starton në ora 17:00 dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë.

 

Leave a Reply