Në gushtin e vitit 2017-të, Real Madridi dukej një forcë dominante në Spanjë, por tani pas një sezoni duket se Barcelona e ka marrë përsëri fronin.
12 muaj më parë, Nejmar e la klubin e tij në baltë, pasi që bëri një largim befasues te Paris Sen Zhermeni, që detyroi Barcelonën dhe stafin teknik të saj që të rimendonte për objektivat e saj në treg.
Ata duhet të nguteshin për të gjetur zëvendësuesin e brazilianit, kurse ligat e Europës prisnin, duke ditur se gjiganti “katalunas” kishte 222 milionë euro në xhep për ti shpenzuar.
Investimi që ata u desh të bëjnë ishte Ousmane Dembele e që u quajt historik, kurse Ernesto Valverde, i cili sapo kishte ardhur, nuk mund ta besonte se çka po ndodhte.
Sikur të mos ishte e mjaftueshme, në nivelin sportiv, Real Madridi e deklasoi Barcelonën në Super Kupën e Spanjës në të dyja ndeshjet, të parën e mundi në “Kamp Nou” më rezultatin 3:1, kurse fitoi edhe Super Kupën e Europës kur në Shkup në arenën “Filipi i Dytë” mundi Mançester Junajtedin.
12 muaj më vonë, situata është e njëjtë, por vendet kanë ndryshuar. Barcelona është shumë më solide këtë verë.
Largimi i Andres Iniestas nuk ka shkaktuar ndonjë vakum të madh dhe drejtori teknik e ka kryer detyrën e tij si më së miri.
E vetmja gjë që po i mungon është ardhja e një lojtari, por edhe ky nuk duket se është ndonjë prioritet për ta.
Në nivel sportiv, Barcelona e fitoi Super Kupën e Spanjës dhe është gati që të fillojë edhe ligën, që është e kundërta e atmosferës në “Santiago Bernabeu”.
Real Madridi tani është pasqyrë e krizës së Barcelonës një vit përpara.
Klubi duket se ende nuk ka arritur ti mbulojë zbraztirat që lanë Zinedine Zidane dhe Kristiano Ronaldo, kurse tani ju duhet të bëjnë transferime të shpejta kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë derisa afati i transferëve të mbyllet, shkruan Express.
Julen Lopetegi humbi ndeshjen e tij të parë, ashtu sikurse bëri Valverde para tij.
Si shtesë, humbja në Tallin ishte e dhimbshme, jo vetëm për faktin që e humbi një titull, por humbi nga rivali i qytetit të vet.