Çiftet e “play-off” të LE, Shkëndija kundër Rosenborgut, Beshiktashi kundër Partizanit

Pasi sonte u zhvilluan ndeshjet e kthimit të turit të tretë eliminatorë të Liga Europa, edhe zyrtarisht u mësuan të gjitha çiftet që do luajnë në ndeshjet e “play-off” të këtij kompericioni, i cili me 30 gusht do na jap emrat e 21 skuadrave që do sigurojnë një vend për në ndeshjet në grupe.

Shorti i hedhur dy javë më parë në Nion të Zvicrës, kishte caktuar kundërshtarët e mundshëm, ndërsa skuadrat e eliminuara nga turi i tretë i Ligës së Kampionëve që dy ditë më parë, si rasti i Shkëndijës, menjëherë kishin filluar përgatitjet dhe analizat rreth kundërshtarit të tyre të radhës.

Kështu Shkëndija me shumë vëmendje kishte ndjekur ndeshjen e Rosenborg-Kork Siti, për të kuptuar ndonjë nga dobësitë e skuadrës norvegjeze, që me stil u kualifikua pasi me rezultatin e përgjithshëm 5:0 eliminoi skuadrën irlandeze.

Përveç këtij çifti më poshtë mund të shihni edhe 20 tjera pare rivale, ku bie në sy ajo midis Partizanit të Beogradit dhe Beshiktashit, ndërsa jo më pak interesante pritet të jenë edhe çiftet, Atalanta-Kopenhaga, Olimpiakosi-Bërnli, Gent-Bordo dhe Genk-Brondbi.

Torpedo Kutaisi që eliminoi Kukësin në këtë fazë do të përballet me bullgarët e Ludogoretsit, teksa Sherif Tiraspoli, që ishte eliminuar nga Shkëndija në raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa, do të përballet me Karabakun e Ansi Agollit.

Ndeshjet e para të fazës “play-off” në program janë me datë 23 gusht, ndërsa ato kthyese me 30 gusht.

NDESHJET E PLAY OFF NË LIGA EUROPA
Olimpija Ljubljana – Spartak Trnava
APOEL – Astana
Rosenborg – Shkëndija
Dudelanzh –CFR Kluzh
Suduva – Selltik
Sherif Tiraspol – Karabak
Malmo–Midtjilland
Torpedo Kutaisi – Ludogorets
Zenit –Molde
Trençín –AEK Larnaka
Genk – Brondbi
Olimpiakos – Bërnli
Zoria Luhansk – RB Lajpcig
Sigma Olomouc – Sevilja
Sarpsborg –Makabi Tel-Aviv
Gent –Bordo
Partizan Beograd – Beshiktash
Rapid Vjenë –FCSB
Apollon Limasol – Bazel
Renxhers – Ufa
Atalanta –Kopenhagë

Leave a Reply