FIFA gjatë ditës së sotme ka publikuar renditjen e re botërore të ekipeve kombëtare.
Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të jetë në pozitën e 141-të në renditjen e re të FIFA-së.
Pas ndeshjeve ndërkombëtare, Kosova nuk ka lëvizur në renditje, njësoj sikurse Shqipëria që mbetet e 58-ta, teksa Maqedonia ka lëvizur një pozitë, dhe tashmë renditet në pozitën e 70-të
Renditjen më të re e kryeson kampionja e re e Botës, Franca, duke lënë pas vetes Belgjikën dhe Brazilin, teksa nënkampionët e Botës, Kroacia renditet në pozitën e katërt.