Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, ka vijuar ngjitjen në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Në renditjen e fundit “verdhekuqtë” renditen në pozitën e 70-të, duke fituar kështu një pozicion nga renditja e mëparshme.
Ndryshimet më të mëdha në renditjen e FIFA-së, vijnë nga ekipet pjesëmarrëse në botërorin e “Rusi 2018”. Kështu, Franca, kampione e Botës, fiton plot gjashtë vende dhe ngjitet në krye me 1726 pikë, e dyta është Belgjika.
Nënkampionët e Kroacisë kanë bërë një lëvizje prej plotë 16 vendeve, dhe tash ndodhen në pozitën e katërt, teksa ngritjen më të madhe në renditje e ka bërë Rusia, që nga pozita e 70-të paraprake, tashmë renditet në pozitën e 49-të.
Falë paraqitjeve të mira në Botërorin e Rusisë, Uruguai, Anglia dhe Danimarka tashmë renditen në mesin e TOP-10, duke lënë jashtë kombëtaret e Argjentinës (11), Kilit (12) dhe Polonisë (18).