Real Madridit të dielën do të zhvillojë njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme deri në fund të kampionatit spanjol, atë ndaj Seviljes. Trajner Zinedin Zidan për këtë takim nuk do të mund të llogarit francezin Rafael Varan, i cili nuk ishte pjesë e stërvitjes së sotme dhe me shumë gjasa nuk do të jetë në kombinim për të dielën.
Ndërsa lajm i mirë vjen se portugezi Pepe është rikthyer dhe do të luaj ndaj Seviljes. Të lënduar në radhët e Realit janë edhe Karvahal e Bejl, të cilët gjithashtu nuk do të jenë në dispozicion për këtë ndeshje.
“Mbretërit” janë në garë për titullin e kampionit së bashku me Barcelonën, ndërsa kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.