Kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos vazhdon të këmbëngul dhe të thotë qartë dhe më zë të lartë: “Reali nuk ka mbaruar me largimin e Kristiano Ronaldos”.
“Këtu kemi krijuar një grup, çelësi i suksesit tonë është se kemi qenë gjithmonë një familje e bashkuar.Kemi humbur një futbollist të rëndësishëm dhe në gjendje për të prishur ekuilibrat, por jo për këtë arsye do të ndalim së fituari. Klubi është më i rëndësishëm se çdo futbollist, përfshirë dhe ata më përfaqësues si Kristiano. Reali nuk do të ndalë së fituari”, – deklaroi kapiteni i Real Madridit, Serhio Ramos në prag të sfidës së Superkupës së Europës kundër Atletiko Madridit.
Ndeshja midis Realit dhe Atletikos zhvillohet sonte në Talin të Estonisë me fillim në ora 20:45.