Merkatos së verës në futbollin eurpian po i vjen, mirëpo jo edhe përforcimeve të Interit. Këta të fundit gjatë ditës së sotme pritet të prezantojnë ish sulmuesin e Lacios, Keita Balde, i cili vjen nga rradhët e Monakos. Megjithatë sipas drejtorit të përgjithshëm të klubit zikaltër, Piero Ausilio, ky nuk do të jetë përfocimi i fundit, pasi te Interi pritet të vjen edhe një tjetër futbollist.
“Së bashku me Keita, do të vijë dhe një tjetër futbollist. Nuk është lajm fakti që po kërkojmë një mesfushor qendre, pasi jemi ngushtë dhe nuk kemi shumë alternativa. Kam një listë me emra lojtarësh, por shpreson te një rikthim i Alkantarës. Ai ka bërë mirë këtu dhe e njeh ekipin”,- tha Ausilio.