Emocionet e futbollit të Kosovës rikthehen sonte me ndeshjen e Superkupës, ku mejdanin do të ndajnë kampionja e Kosovës, Drita dhe fituesja e Kupës, Prishtina.
Dy skuadrat e mëdha në futbollin kosovar, do të përplasen sonte në stadiumin e rinovuar të Prishtinës që tashmë mban emrin e legjendës së futbollit “Fadil Vokrrit”.
Pas dy viteve, tashmë “tempulli” i futbollit është gati. Ky stadium që tashmë ka marr pamjen e një stadiumi evropian, hapet sonte pikërisht me sfidën mes Dritës dhe Prishtinës, skuadra këto që synojnë ta nisin edicionin e ri me trofe, transmeton RTKLive.
Stadiumi “Fadil Vokrri” sonte pritet të jetë i mbushur nga tifozët e futbollit, sepse interesimi për bileta ka qenë mjaft i madh nga tifo-grupet e të dyja skuadrave.
Ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës starton në ora 20:00.