Tre gola në këtë ndeshje për “bavarezët” realizoi Robert Levandovski (21′, 26′ 54′), ndërsa nga një gol shtuan edhe Kingsli Koman dhe Tiago Alkantara.
Ishte kjo ndeshja e parë zyrtare në krye të Bajernit të Munihut për trajnerin Niko Kovaç, i cili në postin e trajnerit gjatë kësaj vere zëvendësoi legjendën, Jup Hejkens.
Para kësaj strategu kroat kishte bërë një punë të shkëlqyer me Ajntrahtin e Frankfurtit, me të cilën skuadër edicionin e kaluar fitoi Kupën e Gjermanisë, duke mundur në finale pikërisht ekipin e tij aktual, Bajernin e Munihut.
Me këta të fundit Kovaç e nisi mbarë, me trofe, duke i dhuruar në këtë mënyrë trofeun e katërt në 7 vitet e fundit në kuadër të Superkupës së Gjermanisë.