Shkupit ndaj Pelisterit, sërish do t’i referoj Faton Mustafi

Shorti për referët i hedhur në hapësirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë, ka përcaktuar sërish Faton Mustafin nga Tetova për të ndarë drejtësinë në takimin Pelisteri-Shkupi.

Mustafi ishte kryesor në xhiron e fundit që Shkupi e zhvilloi në Çair ndaj Pobedës, ku “bardhekaltërtit” pësuan disfatë me rezultat 1:2, ndërsa fati i goglave të shortit ka vendosur sërish të gjykojë në përballjen e nesërme në Manastir, e cila poashtu është e vlefshme për të dyja skuadrat.

Mustafi për Shkupin si duket nuk është rast i vetëm, pasi edhe skuadrës së Sileksit sërish iu është përcaktuar Dejan Jakimovski për të referuar në takimin ndaj Renovës që do të luhet në Tetovë. “InfOSport.mk”

Leave a Reply